
Dy vëllezër janë plagosur me thikë në fshatin Fermë Çlirim të Fierit, ndërsa policia ka bërë të mundur të vërë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.
Policia bën të ditur se 27-vjeçari, shtetasi me iniciale K. T., për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, vëllezër, banues në Fermë Çlirim, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.
Ndaj autorit të dyshuar të ngjarjes tashmë rëndojnë akuzat e “plagosje e rëndë me dashje” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. (A2 Televizion)