
Jose Mourinho zgjati vetëm 10 ditë pa punë. Pasi e shkarkuan nga Tottenham, portugezi gjeti jo vetëm një, por dy punë të reja.
“The Special One” do të jetë kolumnist te tabloidi “The Sun” dhe komentator i “TalkSport”. Pra, nga i analizuar dhe i kritikuar, do të jetë analist dhe kritik për të tjerët.
Mourinho do të ketë një kolumnë të përditshme për të komentuar gjithçka ndodh në Evropian, nga 11 qershori deri në 11 korrik.
Kështu, pas eksperiencave me Benfica, Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United dhe Tottenham, Mourinho kalon në pozicionin e gazetarit. (A2 Televizion)