Muçi e nis me gol sezonin, por nuk mjafton për fitoren e parë

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 22:19 | Futboll
Muçi e nis me gol sezonin, por nuk mjafton për fitoren e parë

Ernest Muçi ka shënuar golin e parë në kampionatin polak, në ndeshjen e parë të këtij sezoni, duke ndihmuar skuadrën e tij, Legia Varshava, të sigurojë një pikë në transfertë.

Goli i sulmuesit shqiptar, i shënuar në të ’73-tën mund t’i kishte dhënë tri pikët skuadrës tij kundër Korona Kielce, por dhjetë minuta më pas vendasit arritën të barazonin rezultatin.

Megjithatë, një fillim i mbarë për shqiptarin, në sezonin e dytë të plotë te Legia. Gjatë kampionatit të kaluar, në 24 ndeshje të luajtura, ai mundi të realizonte vetëm 4 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos