
Pas një thatësire disamujore që filloi prej muajit gusht, Ernest Muçi është rikthyer te goli në kampionatin polak.
Sulmuesi ka rezultuar vendimtar në takimin e radhës së Legia, duke i dhuruar ekipit të tij golin e fitores përballë Zaglebies në fitoren në transfertë 1-2.
Ish-futbollisti i Tiranës gjeti rrjetën në minutën e 85, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Legias, e cila tashmë renditet në vendin e dytë, 7 pikë larg Rakowit të vendit të parë. (A2 Televizion)