Arsenali pëson humbjen e dytë në Premier League, City gati të përfitojë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 15:30 | Futboll
Arsenali pëson humbjen e dytë në Premier League, City gati

Në javën e 20 të Premier League, Arsenali kryesues ka pësuar humbjen e dytë, teksa është mposhtur në transfertë nga Evertoni.

Arsenali i Arteta-s e dominoi edhe këtë ndeshje, por nuk mund të tregohet i saktë përpara portës së vendasve, të cilët tentuan të rrezikonin me anë të kundërsulmit. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Tarkoëski në minutën e 59-të.

Në vijim, Arsenali aktivizoi edhe blerjen e re, italianin Jorginho nga Chelsea, por sërish nuk mundi të realizonte as golin e barazimit.

Pas kësaj humbjeje të “topçinjve” Manchester City ka mundësinë e artë për ta ngushtuar diferencën e pikëve në +2. Skuadra e Guardiola-s do të luajë ditën e diel në transfertë ndaj Tottenham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos