
Prokurori special në Shtetet e Bashkuara, kundërshtoi pretendimin që presidenti Donald Trump urdhëroi ish avokatin e tij, Michael Cohen të mashtrojë Kongresin.
Zyra e Robert Mueller tha se raportimi i medias BuzzFeed ishte i pasaktë. Portali amerikan të premten pasqyronte dëshminë e Cohen për hetuesit.
Sipas asaj që raportohej, Kohen akuzon Trump se e urdhëroi atë që të mashtrojë lidhur me planet për të ndërtuar një “Trump Tower” në Moskë.
Ndaj kësaj akuze, reagoi presidenti amerikan, duke thënë se ish avokati i tij ka gënjyer hetuesit që të reduktojë dënimin me burg. Ndërsa, politikanët demokratë njoftuan se do të hapin një hetim për të zbardhur të vërtetën. (A2 Televizion)