“Mulan” gati për premierë, nisin thirrjet për bojkot

Nga A2 CNN
7 Shtator 2020, 11:27 | Showbiz
“Mulan” gati për premierë, nisin thirrjet për bojkot

Teksa më në fund “Mulan” është gati për premierën në mbarë botën, thirrjet për bojkot janë bërë më të forta se kurrë.

Vitin e shkuar, ylli i filmit, aktorja kinezo-amerikane, Liu Yifei, bëri thirrje për të mbështetur policinë e Hong Kongut, që u kritikuan vazhdimisht për shtypjen e protestave.

Thirrjet për të bojkotuar prodhimin më të ri “Mulan” janë përhapur kryesisht në kontinentin aziatik, kryesisht Tailandë dhe Tajvan.

Gjithsesi, filmi pritet të jetë një hit në Kinë, atje ku premiera është vendosur për më 9 shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos