Ronaldo në kombëtare, Georgina “zbarkon” në Venecia

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 20:57 | Showbiz

Pas pushimeve të kësaj vere të pazakontë, Cristiano Ronaldo i është rikthyer stërvitjes në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve me Portugalinë, ndërsa e dashura e tij Georgina Rodriguez ka zbarkuar në Venecia, atje ku ka nisur edicioni i 77 i Festivalit të Filmit.

26-vjeçarja, e veshur e gjitha me të bardha, ka tërhequr vëmendjen në Lido, ishulli në lagunën veneciane ku zhvillohet tradicionalisht festivali më i vjetër i filmit në botë.

Edicioni i 77 i Festivalit të filmit në Venecia u bë i pari aktivitet i këtij lloji që çeli siparin fizikisht që prej shpërthimit të krizës së koronavirusit. Maskat dhe distanca sociale ishin lajtmotivi i tapetit të kuq të këtij viti, ndërsa Italia kërkon zbatimin e një protokolli strikt mes rritjes së rasteve me koronavirus.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos