Munchen fiton me vështirësi ndaj Wolfsburg, Leverkusen mban ende vendin e parë

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 08:26 | Futboll
Munchen fiton me vështirësi ndaj Wolfsburg, Leverkusen mban ende

Ndryshe nga vitet e kaluara, edhe pse është herët për ta thënë, Bundesliga gjermane po shfaqet më e rivalizuar, me disa skuadra që i ndajnë pak pikë në krye.

Kampionët e Bajernit për momentin janë në vendin e dytë me pikë të barabarta me Leipzig, ndërkohë që renditja udhëhiqet nga Bajer Leverkusen me 1 pikë më shumë.

Në javën e 12, bavarezët hasën jo pak vështirësi përballë një skuadre si Wolfsburg, ndaj të cilëve iu desh të përmbyste rezultatin.

Me dy gola nga bomberi polak, Robert Lewandowski, Bajern triumfoi 2-1 dhe u rikthye te fitorja pas dy barazimeve me radhë. Kryesuesit e Leverkusen ndërkohë fituan 4-0 përballë Koln.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos