Dëmtim i rëndë për Andres Iniesta, operohet dhe mungon 4 muaj

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 15:01 | Futboll
Dëmtim i rëndë për Andres Iniesta, operohet dhe mungon 4

Ndoshta shumë tifozë janë të mendimit se Andres Iniesta e ka mbyllur karrierën e tij pas largimit nga Barcelona, por mbrojtësi që shkëlqeu me katalanasit vijon të luajë në Japoni.

Së fundmi, ai pësoi një dëmtim të rëndë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pas këputjes së tendinës. Pavarësisht këtij dëmtimi, i cili do të vinte në diskutim karrierën edhe të futbollistëve të rinj, 37-vjeçari do të rinovojë kontratën e tij me Vissel Kobe për të paktën edhe një vit.

Mesfushori numëron më shumë se 60 ndeshje në kampionatin japonez dhe ka shënuar 13 gola, ndërsa në maj të vitit të ardhshëm do të mbushë 37-vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos