Zgjohet Barcelona, mposht Sociedad dhe merr vendin e 5

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 08:20 | Futboll
Zgjohet Barcelona, mposht Sociedad dhe merr vendin e 5

Barcelona duket se është zgjuar në kampionatin spanjoll. Fitorja me golin e Leo Messit ndaj Levantes në fundjavë i dha motivimin e duhur katalanasve për të vazhduar, dhe të njëjtën gjë blaugranët e bënë edhe ndaj skuadrës që ka kryesuar La Liga në pjesën më të madhe të saj.

Barça mundi me përmbysje 2-1 Real Socidead me të gjithë spektaklin e golave që u zhvillua në pjesën e parë, fillimisht Willian Jose për miqtë e më pas Jordi Alba e Frenki De Jong për vendasit.

Ekipi i Koeman ka ngjitur me këtë fitore disa pozicione dhe tani mban vendin e 5-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos