
Milani ka barazuar ndeshjen e dytë radhazi me rezultatin 2-2, pas asaj ndaj Parmës. Ndaj Genoa, kuqezinjtë bënë një tjetër hap fals, nga i cili përfitoi Interi, që pas fitores 1-0 ndaj Napolit, e sheh veten vetëm një pikë larg vendit të parë.
Mattia Destro shënoi dy herë për Genoan, ndërsa Milani u përgjigj në të dyja rastet me mbrojtësit Calabria dhe Kalulu, i cili debutonte si titullar.
Ndërkohë, Romelu Lukaku me 11-metërsh ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes ndaj Napolit, ndërkohë që Handanovic ishte heroi i zikaltërve, pasi me pritjet e tij e ruajti të paprekur portën deri në fund. (A2 Televizion)