Mund të jesh ti fatlumi, Jennifer Aniston kërkon një të dashur që nuk është i famshëm

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 20:35 | Showbiz

Jennifer Aniston, deklaroi se interesi për burrat e famshëm është zbehur dhe ish-lidhjet e saj me personazhe VIP janë diçka e të shkuarës.

Gjatë promovimit të sezonit të ri të serialit “The Morning Show”, theksoi se dëshiron që partneri i saj i ardhshëm të mos jetë domosdoshmërisht dikush që punon në të njëjtën industri me të.

Pyetur nëse marrëdhëniet mes një dysheje të famshëm-jo të famshëm funksionojnë, ajo u përgjigj:

“Absolutisht. Diçka e tillë ka ndodhur dhe kjo është pak a shumë ajo që shpresoj, që partneri im i ardhshëm të mos jetë pjesë e kësaj industrie”.

Aniston nuk i preferon as njohjet nga aplikacione të posaçme njohjesh, dhe ajo ia ka lënë gjetjen e dashurisë, fatit dhe mënyrave normale të takimeve.

“Preferoj dikë që më kërkon përballë të dal me të, jo përmes ekranit. Këtë do doja!”, thotë ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos