Kriza e koronavirusit po çon drejt kolapsit industrinë e turizmit. Sipas kryetarit të Shoqatës së Tur Operatorëve, Besnik Vathi mungesa e turistëve të huaj i ka kushtuar vendit rreth 1.5 miliardë euro deri më tani, humbje që mund të rriten më tej në rast se qeveria nuk merr masa të menjëhershme për rimëkëmbjen e sektorit. (A2 Televizion)
Mungesa e turistëve të huaj, Vathi: Rreth 1.5 mld euro humbje, duhet strategji për rimëkëmbjen
