Mungoi ndaj Polonisë për një “dëmtim” të mistershëm, kuqeziu rezulton i prekur nga COVID-19

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 11:12 | Futboll
Mungoi ndaj Polonisë për një “dëmtim” të

Ndaj Polonisë nuk u aktivizua, nuk ishte as në stolin e rezervave madje nuk pati asnjë njoftim përse nuk ishte në dispozicion të trajnerit Reja.

Përgjigjen për mbrojtësin kuqezi Ivan Balliu, e zbulon skuadra e La Liga, Rayo Vallecano që njoftoi se futbollisti shqiptar është prekur nga Covid-19.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, Balliu mungoi si pasojë e një dëmtimi përpara ndeshjes me Poloninë, por mediat spanjolle tregojnë se trajneri i Rayo Vallecano, Andoni Iraloa, ka qenë prej ditësh në dijeni të infektimit të Balliut.

Në të njëjtën ditë që kuqeziu u zhduk në mënyrë misterioze, në përfaqësuese rezultoi pozitiv edhe futbollisti Klaus Gjasula. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos