Mungoi në takimin me Ramën, AAK kritikon Kurtin: Kosovën e udhëheq një autoritar

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 16:29 | Politikë
Mungoi në takimin me Ramën, AAK kritikon Kurtin: Kosovën e

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë eksperimentet me Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, deklaroi se mungesa e kryeministrit Albin Kurti në takimin informal të Tiranës tregon logjikën e mbrapsht, inatçore dhe autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën.

“Mos shkuarja e Kryeministrit Kurti në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Kjo është joshtetformuese”, tha Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i AAK.

Në takimin e thërritur nga Rama ishin të pranishëm kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ai maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhely.

Fokusi i diskutimeve ishte edhe financimi që Bashkimi Europian parashikon t’i akordojë gjashtë vendeve të rajonit.

Fokusi i diskutimeve ishte edhe financimi që Bashkimi Europian parashikon t’i akordojë gjashtë vendeve të rajonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos