
Autoriteti i Dosjeve duhet të riverifikojë funksionarët publik që kanë një certifikatë të vjetër pastërtie. Rezoluta e miratuar nga parlamenti kërkon nga ky institucion intensifikimin e punës pas heqjeve të pengesave ligjore.
Kuvendi kërkon nga Autoriteti i Dosjeve që të riverifikojë personat që kanë marrë më parë një certifikatë pastërtie nëse kanë qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit.
Në rezolutën e miratuar nga parlamenti në seancë plenare kërkohet specifikisht nga anëtarët që ata persona që vijojnë të jenë në funksione publike dhe kanë një certifikatë të vjetër nga komisionet Mezini e Bezhani, të kalojnë një filtër të dytë.
Pas ndryshimeve ligjore që sollën shfuqizimin e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, Autoriteti të bashkëpunojë me institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike me qëllim që t’i drejtohen Autoritetit me kërkesë për riverifikim të figurës së zyrtarëve të pajisur më parë me certifikatë pastërtie.
Ndryshimet ligjore Kuvendi i mori me një vrull të lart politik pas shkresës së autoritetit të Dosjeve korrikun e vitit 2022 ku pretendonte se ish-presidenti Ilir Meta, kishte rezultuar bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.
Një vit më vonë, kjo çështje duket se vijojnë të jetë sërish në verifikim e sipër. Kjo detyrë shtëpie duket të jetë hapi i vetëm i parlamentit për pastrimin e funksionarëve publik nga ish-bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit.
Kjo pasi kalendari i fundit i punimeve për këtë sesion parlamentar, parashikonte që nismat e lustracionit të miratoheshin në seancën plenare të datës 13 korrik, duke i transferuar nismat për në sesionin e ardhshëm. (A2 Televizion)