I dorëzoi stafetën Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, Çuçi: I bindur se do e çojë para punën ne këtë institucion!

Nga A2 CNN
16 Korrik 2023, 08:39 | Politikë
I dorëzoi stafetën Ballës në krye të Ministrisë

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për herë të parë pas shkarkimit nga detyra.

Çuçi u shpreh se funksionet publike janë të përkohshme dhe se ajo çfarë mbetet është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

Ai shtoi se ka besimin se pasardhësi i tij Taulant Balla së bashku me ekipin e vetë do çojë përpara punët në këtë institucion.

“Funksionet publike janë të përkohshme. Çfarë mbetet e ka vlerë të pashlyeshme është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve që gjithmonë presin e meritojnë më shumë nga ne. I dorëzova sot Taulantit një #ExitMemo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion kaq shumë të rëndësishëm”. (A2 Televizion)

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi
https://a2news.com/2023/07/15/i-besuari-i-peste-i-rames-taulant-balla-betohet-si-minister-i-brendshem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos