Deputeti Vangjel Dule u largua nga salla e kuvendit, pasi kryeministri Edi Rama nuk u paraqit, edhe pse ishte thirrur në interpelancë për të diskutuar mbi respektimin e drejtave të minoriteteve në vendin tonë. Në vend të Ramës, interpelancën kërkoi ta zhvillonte ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, por ky vendim nuk u mirëprit nga Dule, që vendosi të largohej. (A2 Televizion)
Mungon Rama, Vangjel Dule nuk pranon interpelancë për minoritetet me Spiropalin
