Mungon uji për vaditje, banorët e Boçovës apel institucioneve për vëmendje

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 15:46 | Aktualitet
Mungon uji për vaditje, banorët e Boçovës apel

Prodhimet bujqësore janë e vetmja mundësi për banorët e fshatrave që të sigurojnë ato pak fitime monetare si dhe pak rezerva ushqimore për familjet e tyre dhe bagëtitë që mbajnë.

Por kur edhe kjo mundësi minimale u bëhet e pamundur, atëherë zgjidhja e vetme u mbetet largimi. Dikur me 800 familje, sot fshati Boçovë është reduktuar ndjeshëm.

Sipas banorëve, një pjesë e mirë e fermerëve, janë larguar në emigracion pikërisht për faktin se nuk mund të mbështeten te bujqësia pasi mungesa e vëmendjes nga shteti i ka shoqëruar prej 30 vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos