
Performanca e mbrojtësit të përfaqësues, Berat Gjimshiti me Atalantën kohët e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit.
Në një intervistë për mediat italiane, 25-vjeçari zbulon se ka rinovuar me bergamaskët deri në vitin 2022. Gjimshiti është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek bluzinjtë e Atalantës teksa ndihmoi skuadrën të mposhtin Juventusin dhe të kualifikohen në gjysmëfinalet e Kupës. Atalanta është gjithashtu në garë edhe për një vend në Champions League. (A2 Televizion)