Diego Maradona është idhulli i popullit argjentinas, por duket se ai është shndërruar në “Zot” edhe në Meksikë, të paktën në skuadrën e Dorados, ku është trajner.
Portieri 26-vjeçar i kësaj skuadre realizoi një tatuazh me fytyrën e Maradonës, ndërsa nuk hezitoi që fotot t’i publikojë edhe në Instagram, ku i vendosi edhe mbishkrimin "Besoj te Zoti". (A2 Televizion)