
Tinguj muzike për të qetësuar pacientët në spitalin “Alberto Sabogal”, në Peru. Duke njohur efektet e muzikës, stafi menaxherial dhe mjekët e spitalit vendosën të përdorin këtë lloj terapie për pacientët e tyre.
Përveç efektit psikologjik, terapia me muzikë ndihmon edhe në gjendjen fizike të pacientëve.
Sipas Helga Solis, mjeke dhe menxhere e spitalit, dëgjimi i muzikës stimulon lëshimin e endrofinës, çka përmirëson gjendjen e pacientëve. (A2 Televizion)