Nadal, 1000 fitore në karrierë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 15:50 | Sporte të tjera
Nadal, 1000 fitore në karrierë

Rafael Nadal regjistroi një arritje të jashtëzakonshme në karrierë, duke siguruar triumfin numër 1000.

Spanjolli fitoi me vështirësi përballë bashkëkombasit të tij, Feliciano Lopez, pas tri seteve tejet të luftuara.

Në klasifikimin special, Nadal e sheh veten pas emrave të mëdhenj si Jimmy Connors (1 274), Roger Federer (1 242) dhe Ivan Lendl (1 068).

Suksesi i parë i Rafael Nadal në turneun ATP është regjistruar në vitin e largët 2002, ndërsa pas kësaj arritjeje, spanjolli synon triumfin e parë në Mastersin e Parisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos