
Mercedes ka fituar titullin e 7 kampion radhazi për Konstruktorë në Formula 1, duke u bërë skuadra e parë në histori që bën diçka të tillë.
Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Emilja Romanjës, duke regjistruar fitoren e tij të 93-të në karrierë. Në vend të dytë, përfundoi Mercedesi tjetër, ai i Valtteri Bottas, ndërkohë që ekipi Red Bull, që renditet në vendin e dytë, nuk mori asnjë pikë në këtë garë, me Verstappen që doli nga gara për një problem me gomën e pasme kur ishte i dyti, ndërsa Albon nuk arriti të futej në zonën e pikëve.
Mercedes ka fituar titullin kampion në vitin 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019 dhe 2020. (A2 Televizion)