
Rafa Nadal i është nënshtruar të premten një operacioni në ijë, në përpjekje për të zgjidhur problemet fizike që e kanë lënë për një kohë të gjatë jashtë turneve të tenisit, përfshi Roland Garros të këtij viti.
37-vjeçari, në një komunikatë për shtyp, njoftoi se operacioni doli me sukses dhe gjithashtu u rregullua një problem i vjetër në ijën e majtë.
Mendohet se fituesi i 22 Grand Slam-eve në karrierë mund të luajë që këtë vit, në Kupën Davis, nëse Spanja do të kualifikohet në finale. Faza finale e kësaj kupe do të luhet në 21-26 nëntor.
Nëse gjithçka shkon siç duhet, Nadal mund të luajë rregullisht në vitin 2024, që do të jetë edhe i fundit i karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Rafa Nadal nuk luan që nga janari i këtij viti, kur u eliminua në raundin e dytë të Australian Open nga amerikani Mackenzie McDonald. (A2 Televizion)