Zbulohet kush do jetë arbitrja që do të gjykojë finalen e madhe të Champions League

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 21:25 | Sporte të tjera
Zbulohet kush do jetë arbitrja që do të gjykojë finalen e

Barcelona dhe Wolfsburg do të përballen në finalen e madhe të Champions League për Femra më 3 qershor, me një mori yjesh në fushë.

Mirëpo, një rol deçiziv ka pa dyshim edhe arbitri, për të cilën UEFA e ka tashmë një emër. Cheryl Foster, 42-vjeçarja uellsiane do të abitrojë finalen e Champions League për herë të parë në karrierën e saj.

Ajo është arbitre ndërkombëtar që prej vitit 2015. Cheryl Foster është cilësuar si një emër i madh në “arsenalin” e Federatës Europiane të Futbollit, madje është caktuar në tre ndeshje në kompeticionin e këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos