
Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtoreshën e Spitalit Infektiv Covid 1 për t’u bërë kandidate e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 25 prillit.
“Jo për t’u bërë deputetja e radhës, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për t’u ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme, dhe jo aq të rehatshme, por për të qenë aty sa herë duhet, që zëri i brendshëm ku lufta është sy më sy dhe kacafytëse me armikun të mos i mungojë parlamentit, njerëzve dhe qeverisë, që do të duhet të dëgjojë edhe më shumë dhe të veprojë në sinkron me njerëzit dhe në sinkron me të gjithë ju.”
Pas aprovimit të Çomos, Rama tha: "Të jap fjalën që jo ti të bëhesh si ne, por ne duam që të bëhemi si ty".
(A2 Televizion)