Napoli bie pas 8 fitoreve radhazi, fiton Lazio me Hysajn në fushë

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 22:43 | Futboll
Napoli bie pas 8 fitoreve radhazi, fiton Lazio me Hysajn në fushë

Pas 8 fitoreve radhazi në Serie A, Napoli është mposhtur nga Lazio. Edhe pse Spalletti hodhi në fushën e lojës formacionin e tij më të mirë, Lazio e Sarri-t, me Hysajn në formacion, arriti të triumfojë në stadiumin “Maradona”.

Vendasit dominuan në mbajtjen e topit, por edhe në rastet e krijuara, por ndeshja u vendos nga një gol i realizuar nga Vecino ne minutën e 67.

Pavarësisht kësaj humbjeje, Napoli vijon të udhëheq i qetë renditjen e Serie A me 65 pikë, 17 më shumë se Lazio, e cila është ngjitur në vendin e dytë përkohësisht me 48 pikë, një më shumë se Interi dhe Milani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos