Napoli fiton Kupën e Italisë pas lotarisë së 11-metërshave

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 23:11 | Futboll
Napoli fiton Kupën e Italisë pas lotarisë së

Napoli është fituesi i Kupës së Italisë 2019-2020. Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso mposhti me 11-metërsha Juventusin, pasi finalja u mbyll me rezultatin 0-0.

Një fitore e merituar e Napolit, që gjatë ndeshjes goditi shtyllën dy herë, ndërkohë që u ndal edhe nga një mrekulli e Gianluigi Buffon në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me penallti, Napoli nuk gaboi duke fituar me shifrat 4-2.

Për Juventusin, gabuan nga pika e bardhë e 11-metërshit Dybala dhe Danilo.

Për Napolin, ky është trofeu i 6 i Kupës së Italisë, ndërsa për Gattuson, trofeu i parë si trajner. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos