NATO dërgon avionë vëzhgimi në qiellin e Rumanisë: Do të monitorohet edhe aktiviteti i rusëve

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 15:15 | Bota
NATO dërgon avionë vëzhgimi në qiellin e Rumanisë: Do

Në Rumani do të mbërrijnë sot aeroplanë vëzhgimi për të forcuar krahun lindor të aleancës ushtarake perëndimore.

Avionët do të përdoren gjithashtu për të monitoruar aktivitetin ushtarak rus.

Javën e kaluar, NATO njoftoi se do të vendoste në Bukuresht aeroplanët e vëzhgimit të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS). Atje, avionët do të kryejnë fluturime zbulimi vetëm mbi territorin e NATO-s.

Mjetet fluturuese të vendosura në Rumani janë zakonisht nga Gjermania dhe po dërgohen së bashku me rreth 180 personel ushtarak.

Kujtojmë se Aleanca e ka rritur praninë e saj ajrore në Evropën Lindore dhe Baltik që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

"Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat," tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu në një deklaratë javën e kaluar.

"AWACS-ët tanë mund të zbulojnë aeroplanë qindra kilometra larg, duke i bërë ata një faktor kyç për parandalimin dhe qëndrimin mbrojtës të NATO-s." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos