"NATO-s i ka vdekur truri", Trump sulmon Macron: Komentet e tij janë të ndyra

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2019, 13:33 | Bota
"NATO-s i ka vdekur truri", Trump sulmon Macron: Komentet e tij

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzon me tone të forta homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Gjatë një takimi në Londër me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kreu i Shtëpisë së Bardhë i konsideroi të ndyra komentet e Macron se Aleancës Ushtarake i ka vdekur truri.

Trump nënvizoi se Franca është vendi që përfiton më së shumti nga NATO, ndërsa nuk përjashtoi një largim të mundshëm të këtij shteti nga aleanca.

Duke ritheksuar edhe njëherë se komentet e Macron ishin fyese, presidenti amerikan përmend edhe problemet e brendshme të Francës.

“Ishte një deklaratë e fortë dhe shumë e ndyrë, veçanërisht për 28 shtetet e tjera anëtare. Mendoj se Franca ka një numër shumë të lartë papunësie dhe nuk po kalon një moment të mirë nga ana ekonomike. Ata po taksojnë produktet e vendeve të tjera, prandaj edhe ne do t’i taksojmë. Kjo po ndodh tani ndaj teknologjisë dhe ne do të godasim verën e tyre dhe çdo gjë tjetër. Është një deklaratë shumë e ashpër për t’u bërë, kur po kaloni vështirësi të tilla në Francë. Shikoni jelekët e verdhë, apo zhvillimet e tjera, ata kanë pasur një vit shumë të vështirë. Nuk mund të bëni deklarata të tilla për NATO-n. Është shumë e pasjellshme”, Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos