
Sporti, kultura, muzika, tradita, ushqimi dhe natyra, përmblidhen në “South outdoor Festival”, i cili për të pestin vit radhazi shënoi nisjen e sezonit turistik veror në gjithë rivierën shqiptare.
Aktiviteti i cili tashmë është kthyer traditë që mbahet në fshatin turistik të Borshit, mbledh pjesëmarrës jo vetëm nga vendi, por edhe nga Europa.
Ky festival e ka zanafillën në vitin 2017 dhe ka si synim kryesor zhvillimin dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe konkretisht në rivierën e bukur shqiptare.
Përveç bregdetin ky festival njeh pjesëmarrësit edhe me potenciale të tjera të zonës, si natyra, tradita, kulinarinë si dhe sportet e ndryshme. (A2 Televizion)