
Në kulmin e tensioneve me Perëndimin për situatën në Ukrainë, Rusia me presidentin e saj i jep goditjen e fundit opozitarit kryesor në vend, Alexey Navalni.
Kremlini njoftoi se e ka futur aktivistin në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, së bashku me 5 bashkëpunëtorë të tjerë.
Sipas autoriteteve ruse, pesë aktivistët dhe Navalny do të trajtohen njësoj me talibanët, apo ekstremistët e Shtetit Islamik. Sipas ligjeve të Rusisë, llogaritë bankare të Navalnyt dhe aktivistëve të tjerë do të bllokohen menjëherë. (A2 Televizion)