Nazarko: SHBA e ka zgjedhur si simbol, por në listat e partive ka të tjerë që kanë zhvilluar korrupsion më të dëmshëm

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 15:21 | Aktualitet

Mentor Nazarko në analizat e tij politike kishte parashikuar një ndikim të PSD -së të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas analistit, Doshi dhe krijesa e tij politike është rezultati i një “realiteti të konsoliduar elektoral, kryesisht lokal por edhe fetar, i shartuar me një listë me profile të reja. Pse ka ndodh kjo? Fitorja përfaqëson një të vërtetë dramatike, pra që forcat e reja në Shqipëri mund të afirmohen vetëm në qoftë se i atashohen fuqive ekonomike që i ndihmojnë të depërtojnë në kanalet mediatike dhe politike, dhe vetëm kështu figurat e reja, që shumë prej tyre kanë studiuar jashtë, të hipin në një varkë që i ka nxjerr në pah”. Sipas Nazarkos, figura e Doshit rrotullohet edhe në disa aspekte që nuk kanë të bëjnë me logjika elektorale. “Ai përfaqëson jo vetëm një realitet elektoral nga viti 2009, ku mori 12 mijë vota, por edhe një industri farmaceutike vendore, e cila krijon shumë armiq, edhe nga industritë e huaja që kërkojnë të depërtojnë. Ai është zgjedhur nga SHBA, për të cilët unë nuk kam asnjë fjalë të keqe, si simbol i sistemit korruptiv të klasës tonë politike. Në gjykimin tim në listat e partive ka persona që nga pozita publike kanë zhvilluar korrupsion shumë më të dëmshëm. Pra Doshi u shpall si simbol, ku shpesh herë vendet e mëdha luajnë me simbolet dhe nuk rrahin të gjithë shkelësit. Unë mendoj se ai e menaxhoi me vetëpërmbajtje këtë përplasje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos