Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, Alec John Such, ish-basisti dhe themeluesi i grupit legjendar të rock-ut amerikan, Bon Jovi. Lajmin e ka bërë të ditur një ditë më parë në rrjetet e tij sociale, Jon Bon Jovi.
“Ne jemi të lënduar për vdekjen e mikut tonë të dashur Alec”, ka shkruar këngëtari amerikan.
“Si një anëtar themelues i Bon Jovi, ai ishte një pjesë integrale e formimit të grupit. Për të qenë i sinqertë, ne e gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit nëpërmjet tij. Ai ishte një shok fëmijërie i Tico Torres dhe mori Richie Sambora për të na parë performancën. Aleku ka qenë gjithmonë i egër dhe plot jetë. Tani këto kujtime të veçanta më sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe një lot në sy. Do të na mungojë shumë”, shkroi ndër të tjera Bon Jovie.
I themeluar në vitin 1983, John Such qëndroi te Bon Jovi deri në vitin 1994. Ai u zëvendësua nga basisti Hugh McDonald, i cili u bë anëtar zyrtar i grupit në vitin 2016.
Gjatë bashkëpunimit me Alec John Such nga viti 1983 deri në 1994, ata sollën hite si You Give Love a Bad Name, Livin' on a Prayer dhe Bad Medicine. (A2 Televizion)








