Ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare aktorja koreano-jugore, nuk thuhet shkaku i vdekjes

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 08:06 | Showbiz
Ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare  aktorja koreano-jugore,

Aktorja koreano-jugore, Kim Mi-soo, e cila u shfaq në serialet e Disney+ "Snowdrop" dhe "Hellbound" të Netflix, ka vdekur në moshën 29-vjeçare.

Ndarja nga jeta e yllit të ri televiziv dhe modeles, u njoftua të mërkurën në një deklaratë nga agjencia e saj, Landscape Entertainment, por pa dhënë asnjë shkak për vdekjen e saj.

Agjencia ka kërkuar nga njerëzit që të përmbahen nga përhapja e thashethemeve dhe raporteve spekulative.

“Ne kërkojmë sinqerisht që të përmbahemi nga ndarja e thashethemeve apo raporteve spekulative, në mënyrë që familja e tronditur dhe e pikëlluar të mund të përkujtojë me nderim aktoren e ndjerë. Varrimi do të bëhet në mënyrë private në përputhje me amanetin e familjes. Shpresojmë që ju të luteni që aktorja e ndjerë të pushojë në paqe dhe të dërgojmë ngushëllimet tona më të thella për udhëtimin e fundit të Kim-it të ndjerë”, tha agjencia.

Vdekja e Kim vjen vetëm disa javë pasi "Snowdrop", një dramë politike e vendosur në mes të lëvizjes demokratike të vitit 1987 në Korenë e Jugut,  u shfaq premierë në Disney+.

Në shfaqje, Kim emri i së cilës është shkruar gjithashtu si Kim Misu, kishte një rol mbështetës si studente aktiviste Yeo Jungmin.

Në serialin apokaliptik të Netflix "Hellbound", Kim luajti Deacon Young-In, një nga anëtaret e Shoqërisë të së Vërtetës së Re të ngjashme me kultin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos