Ndalohen adoleshentët, ishin kthyer në “tmerrin” e Fierit

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2019, 11:47 | Kronikë
Ndalohen adoleshentët, ishin kthyer në “tmerrin” e Fierit

Forcat e rendit të Fierit kanë arritur të ndalojnë tre shtetas pothuajse adoleshentë të cilët prej kohësh ishin shndërruar në një makth për banorët dhe tregtarit e qytetit.

K.D. 18 vjeç, së bashku me 15 vjeçarët O.L dhe K.GJ. kishin grabitur të paktën tetë herë në kohërat e fundit, kryesisht në Fier por edhe në Lushnjë.

Objektivat e bandës ishin më së shumti automjetet, por kishin vjedhur edhe farmaci dhe furrë buke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos