
“Ndarja e opozitës mund të thellohet se nuk ka vullnet mes palëve për bashkim dhe më e keqja që mund të ndodhë është që të kemi dy PD; një de jure dhe një de facto”. Këtë opinion ndau në studion e Debatit me Alba Alishanin analisti Erli Murati, sipas të cilit halli personal i Berishës dhe Bashës e ka tronditur thellë opozitën dhe po e dëmton atë, ndërkohë që shton se kreu demokrat i ka shpallur luftë edhe presidentit dhe LSI-së.
“Berisha e Basha janë bashkëpunëtorë të ngushtë që nga 2005-2021. 16 vjet bashkëpunim dhe s’mund të themi që ndarja ndodhi për arsye ideologjike, ndarja ndodhi mbasi pasi e pezulloi nga grupi i PD Berishën. Vendimi i DASH për shpalljen non grata është shkaku kryesor i këtyre dy njerëzve. Jemi dëshmitarë që jemi në krizë të hapur jo vetëm brenda PD, por edhe opozitës në tërësi. Basha i ka hapur luftë jo vetëm Berishës kundër LSI dhe presidnetit që pritet të marrë drejtimin e LSI në korrik. Ka një tronditje të thellë brenda kampit opozitar. Jemi në fushën e spekulimit .por kjo ndarje do thellohet se nuk shoh vullnet pozitiv mes palëve. Besoj që do të ishte pozitive nëse krijohet një parti e re nga partia mëmë. Më e keqja është që të kemi dy PD një de jure, një de facto. Do të jetë shumë e vështirë të kuptohet cila është PD e vërtetë aq kohë sa këta liderë nuk bashkohen në një të vetme”.
Sipas Muratit as Kuvendi i 11 dhjetorit dhe as ai i 18 dhjetorit nuk mund të zgjidhin krizën në PD. E mira për Partinë Demokratike, thekson Murati nuk është as Berisha dhe as Basha, pasi fitorja e secili prej tyre është humbje për PD. Por ardhja në krye të PD-së e një figure të tretë që do ta çojë këtë forcë politike në pushtet.
“E mira për PD do të ishte as plani a i Bashës dhe as i Berishës. Kriza ka shkuar edhe te deputetët, anëtarët, grup seksionet dhe kjo është negative për PD e opozitarizmin se e dobëson atë në vitin e nëntë të qënies në opozitë. Pronarë të partive janë të gjithë anëtarët dhe qëllimi final i një partie është kapja e pushtetit për të zbatuar vullnetin e saj. Fitorja e Berishës dhe Bashës është humbje për PD dhe opozitarizmin. Nëse Basha shkarkohet a ka arsye për të kënduar fitore se është një parti e copëzuar do të ketë një goditje të re në zgjedhjet vendore. Nëse Basha e përjashton Berishën më 18 dhjetor a mund të themi që është kjo fitore e Bashës. Halli personal i Berishës dhe Bashës nuk është halli i demokratëve dhe opozitarëve. Një opozitë kërkon një parti të fortë që të ketë shans të konkurrojë e fitojë. Vetëm bashkimi i këtyre dy lobeve mund të japë një shans teorik PD të fitojë zgjedhjet. Nuk besoj që kriza e PD do të zgjidhet në 11 apo 18 dhjetor”.
Dhe këtu ai përmend disa nga alternativat e mundshme për atë që mudn të ndodhë në kampin blu.
“Ose do të shkojë te partia e re, ose përplasja civile më njëri-tjetrin ose dialogu dhe unë besoj që të shkojë te dialogu. Besoj që të ftohen dhe ta kuptojnë që pa njëri-tjetrin PD nuk ka shanse të vijë në pushtet. Ose ardhja në krye të PD e një figure të tretë, njëri që është shpallur non grata dhe tjetri që ka humbur 4 zgjedhje rresht. Ata mund të jenë bashkëfajtorë, por nuk ka pse të vuajnë të gjithë demokratët situatën e tyre. Nuk ka pse PD të mbetet peng i një sherri mes tyre. Nuk është e thënë që hallet e kryetarëve personale të kthehen në hallet e të gjithë partive politike. Nëse anëtarësia e PD do zgjedhë një nga këta, i takon anëtarësisë. Shpresa ime është që partitë politike të drejtohen nga njerëz patriotë që kanë e ide dhe zhvillojnë vendin”. (A2 Televizion)