Njësia antikorrupsion, Ulsi Manja: Grup pune për shkeljet nga bashkitë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 16:31 | Politikë
Njësia antikorrupsion, Ulsi Manja: Grup pune për shkeljet nga

Në Kadastrën e Durrësit ndodh që të marrësh lejen e legalizimit në dorë dhe më pas të bësh aplikimin dhe dokumentet e tjera të nevojshme. Rasti flagrant i shkeljes së ligjit është denoncuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në daljen e radhës si drejtues i Njësisë Antikorrupsion.

Manja njoftoi kalimin në filtrat e antikorrupsionit të lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë e bregdetit, duke theksuar riaktivizimin e lejeve të skaduara. Ai shigjetoi edhe Gjykatat Administrative, duke pretenduar se kanë marrë kompetencat e kryebashkiakëve apo të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Ministri i Drejtësisë tha se për kallëzimet e mëhershme të Njësisë Anti-Korrupsin prokuroritë përkatëse kanë regjistruar hetime penale, ndërsa deklaroi se nuk do të ngurrojë të denoncojë zyrtarët e çdo niveli që shkelin ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos