Ndarje pikësh dhe polemika, barazim mes Teutës dhe Vllaznisë

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 17:56 | Futboll
Ndarje pikësh dhe polemika, barazim mes Teutës dhe Vllaznisë

Teuta dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë në ”Niko Dovana” në sfidën e të hënës në Superiore, por është një rezultat që nuk i duhet asnjërës .

Janë miqtë shkodranë që kalojnë në avantazh me Malën në minutën e 14-të, që përfiton nga një krosim të bukur në zonë.

Në minutat pasuese durrsakët tentojnë barazimin disa herë, dhe arrijnë objektivin në minutën 30 falë një aksioni kolektiv në zonën e rreptësisë e finalizuarn ga lojtari i tyre më teknik, Sherif Kallaku.

Teuta shton presionin pas golit, dhe në pjesën e dytë kërkon edhe një penallti për një prekje me dorë që duket rastësore, ndërkohë që pretendojnë pak minuta më vonë se topi ka kaluar vijën fatale të mbrojtur nga Zogovic.

Në të 67-ën arbitri Hamiti akordon një penallti për një faull me dorë të Gurishtës, por VAR e ndryshon vendimin e tij.

Vllaznia mbetet në vendin e katërt, ndërkohë që Teuta nuk arrin të shkëputet nga zona e rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos