Realizohet në QSUT ndërhyrja delikate në tru me pacientin zgjuar, Rama: I shpëtoi jetën të riut

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 07:35 | Aktualitet
Realizohet në QSUT ndërhyrja delikate në tru me pacientin zgjuar,

Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar është realizuar në QSUT, duke i shpëtuar jetën një të riu 24-vjeçar. Lajmin e mirë e ka dhënë mëngjesin e sotëm në Facebook, kryeministri Edi Rama.

“LAJM SHUMË I MIRË. Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar, nga ato operacione që kryhen në klinikat më të mira europiane, është realizuar me sukses nga ekipi i Neurokirurgjisë në QSUT, duke i shpëtuar jetën të riut 24-vjeçar”, shkruan Rama, i cili falënderon bluzat e bardha, ndërsa thekson se shërbimi spitalor ka ndryshuar në themel.

“Respekt dhe mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat dita-ditës provojnë se sot keq për spitalet flasin ata, që lavdi Zotit s’kanë pasur nevojë të shkojnë në spital ose kanë shkuar kohë më parë dhe nuk e dinë apo nuk duan ta besojnë, se shërbimi ynë spitalor ka ndryshuar me themel, edhe pse ka ende shumë për të bërë, padyshim”.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos