Rehova turistike, nga zonë e humbur, sot destinacion kryesor në Kolonjë

Nga A2 CNN
15 Janar 2023, 14:05 | Aktualitet
Rehova turistike, nga zonë e humbur, sot destinacion kryesor në

Fshati i Rehovës në Kolonjë është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.

Rritja e kërkesave ka bërë që kjo zonë  të jetë ndër prioritetet e Bashkisë së Kolonjë në kalendarin e investimeve me qëllim shtimin e mëtejshëm të vizitorëve. 

Potenciali turistik i Rehovës është mbështetur financiarisht edhe nga ambasada zvicerane dhe ajo austriake.

Diplomatët e selive respektive vlerësojnë punën në infrastrukturë duke shprehur se këto do të sjellin edhe më shumë vizitorë. 

Fshati i gurtë që mirëpriti mbi 20 mijë turistë gjatë vitit 2022, vazhdon me shpejtësi me shtimin e kapaciteteve akomoduese duke u kthyer në një potencial të madh ekonomik për banorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos