Ndërlikime me zemrën, vdes një nga udhëheqësit më skeptikë ndaj koronavirusit

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 10:53 | Bota

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, një nga skeptikët më të mëdhenj të koronavirusit në botë, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, pas zërave se ishte infektuar me Covid-19.

Magufuli nuk shihej në publik që nga 27 shkurti, por autoritetet zyrtare mohuan që ai të ishte prekur nga koronavirusi më 12 mars. Por, sot ishte zv.presidenti ai që dha lajmin e vdekjes së Kreut të shtetit afrikan.

Sipas tij, John Magufuli vdiq pas disa ndërlikimeve me zemrën.

Tanzania është i vetmi vend në botë që nuk ka plan të vaksinojë popullsinë e saj. Qeveria këmbëngul se vendi është “çliruar” nga koronavirusi dhe për këtë arsye nuk ka asnjë plan për të vaksinuar popullsinë e saj kundër virusit që ka marrë më shumë se dy milionë jetë në mbarë globin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/06/shteti-qe-refuzon-vaksinat-anticovid/

A2 CNN Livestream

Latest Videos