Ndërpritet ndeshja Danimarkë-Finlandë, por publikohet fotoja e Eriksenit që jep shpresë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 19:18 | Futboll

Ndeshja Danimarkë-Finlandë është pezulluar pas episodit të frikshëm që ndodhi me Christian Eriksen, i cili humbi ndjenjat në fushë, në fund të pjesës së parë.

Mjekët i bënë masazh kardiak mesfushorit të Interit, ndërkohë që shokët e tij të ekipit e rrethuan me lot në sy.

11 000 tifozët e stadiumit të Kopenhagenit ranë në heshtje, ndërsa lojtari doli me barrelë, i shoqëruar nga shokët e tij të skuadrës, pas 10 minutash trajtimi mjekësor.

Të gjithë futbollistët dhe arbitrat ndodhen në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e futbollistit danez.

Gjithsesi, një prej fotove tregon Eriksen në barrelë që duket sikur e ka marrë veten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos