Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Champions League, në përballjen mes PSG dhe turqve të Instabul Basakesir.
Ndeshja është ndërprerë pas 14 minutash lojë pasi zv/trajneri i turqve, Pierre Webo u nxor nga pankina me karton të kuq, pas debateve me arbitrin e katërt, Sebastian Coltescu nga Romania.
Arbitri rumun Sebastian Coltescu i tha kryesorit: "Duhet të përjashtosh këtë të ziun". Referenca ishte për Pierre Webo, zv/trajnerit të ekipit turk. Stoli e dëgjoi frazën dhe futbollisti Demba Ba iu hakërrye arbitrit duke i bërtitur: "Pse the i ziu? Pse? Kur i drejtohesh të tjerëve, nuk thua i bardhi. I ziu pse thua?"
Lojtarët e të dy ekipeve braktisën ndeshjen, duke mos pranuar të luajnë me Coltescun në stadium. (A2 Televizion)