
Shqipëria e Edy Reja-s do ta nisë aventurën e saj të Kualifikuesve të Botërorit 2022 ndaj Andorrës në transfertë më 25 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa vetëm 3 ditë më pas do të matim forcat me yjet e Anglisë në Tiranë.
Federatat përkatëse diskutuan, një ditë pas hedhjes së shortit, për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve, të cilin Shqipëria do ta mbyllë më 15 nëntor ndaj Andorrës në shtëpi.
Shqipëria është vendosur në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra (A2 Televizion)