Ndeshja e vlefshme për javën e dhjetë të Bundesligës, Werder-Stuttgart, gjermane u mbyll me momente tensioni, ku protagonist u bë sulmuesi i miqve, Silas Wamangituka.
Ishin minutat e shtesës të ndeshjes dhe Stuttgart po udhëhiqte 0-1 kur sulmuesi 21-vjeçar përfitoi nga një gabim i mbrojtësit dhe portierit dhe rrëmbeu për të shënuar golin e dytë, por edhe pse ishte i vetëm me portën e boshatisur, ai hezitoi për ta dërguar topin në rrjetë. Ky veprim i tij u pa si provokim nga vendasit, të cilët iu sulën sulmuesit, që rriti tensionet para se të shënonte.
Një veprim që mund ta bëni me shokët në kalçeto, por jo në nja takim në Bundesligë. (A2 Televizion)