Gati për trajnerin e tretë në 6 javë, Bledi Shkëmbi kandidat për stolin e Laçit

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 15:41 | Futboll
Gati për trajnerin e tretë në 6 javë, Bledi Shkëmbi

Vetëm gjashtë javë të luajtura në kampionat dhe Laçi është vënë në kërkim të trajnerit të tretë për këtë edicion. Emri më i mundshëm për stolin është Bledi Shkëmbi. Ish-mesfushori i Kombëtares, që ka drejtuar Lirinë e Prizrenit dhe Teutën, është kontaktuar nga drejtuesit e klubit.

Pas takimeve paraprake, palët janë pranë akordit, me zyrtarizimin që pritet të bëhet në fundjavë. Laçi kërkon një trajner të ri dhe me energji, i cili do të përballojë presionin që vjen me ambiciet e klubit për titullin.

Pas shkarkimit të Armando Cungut në javën e katërt, kurbinasit u ndanë edhe nga Stavri Nica. Trajneri që mori drejtimin e ekipit më 1 dhjetor, qëndroi në stol vetëm tetë ditë, duke ndarë rrugët me Laçin.

Sipas klubit, Nica është prekur nga Covid, ndërsa gjetja e një trajneri të ri është e domosdoshme në këtë situatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos