Moti i kthjellët mbizotëron gjatë gjithë ditës së sotme në të gjithë Shqipërinë. Edhe mesnata e ndërrimit të viteve do të jetë e kthjellët. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke variuar nga 1 në mbi 19°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në det nga drejtimi verior ndërsa dallgëzimi në bregdet ngjitet deri 2 ballë. (A2 Televizion)
Ndërrimi i viteve, mot me diell dhe ngrohtë
